Eksportet shqiptare kanë njohur një rënie të fortë në muajin mars, si rrjedhojë e masave të mbylljes së kufijve dhe masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë në Shqipëri dhe në vendet e tjera, që çuan në pezullimin e aktivitetit ekonomik në vend.
Instituti Shqiptar i Statistikave (INSTAT) bëri të ditur të premten se volumi i përgjithshëm i tregtisë së jashtme të Shqipërisë pësoi një reduktim me afro një të katërtën gjatë muajit mars 2020, shkruan KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoItalia, Kosova e Greqia janë vendet me të cilat Shqipëria pësoi uljen më të madhe të eksporteve. Në marsin e vitit kaluar, Shqipëria ka eksportuar në Kosovë mallra me vlerë prej 22.5 milionë euro, ndërsa në marsin e këtij viti vlera e mallrave të eksportuara është 12.8 milionë euro, ose 43.1% më pak se e njëjta periudhë e vitit kaluar. Ndërsa me Italinë eksportet shqiptare kanë shënuar një rënie prej 48.5%, ndërsa me Greqinë ka një rënie prej 24.6%.
Rënia e eksporteve drejt Italisë në masën 48% tregon krizën e një prej vendeve më të goditura nga pandemia e koronavirusit në botë. Italia është vendi që ka numrin e dytë më të lartë të infeksioneve në raport me popullsinë pas Spanjës dhe është vendi i parë që urdhëroi të gjithë popullsinë e vendit të mbyllej në shtëpi në Evropë. Edhe për tremujorin e parë të këtij viti, Kosova renditet në tre vendet e para ku Shqipëria ka shënuar një ulje të eksporteve.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në gazetën Koha Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas.