Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova në takimin për parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve

Me ftesë të Qeverisë së Suedisë, ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka marr pjesë në hapjen dhe punimet e Samitit të nivelit të lartë në kuadër të Agjendës Globale 2030 për Fëmijët, e cila ka për qëllim adresimin dhe zgjidhjen e problemit global të dhunës ndaj fëmijëve.

Samiti ka një rëndësi të veçantë të adresimit të çështjes së dhunës ndaj fëmijëve për të cilën mekanizmat nën mandatin e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë të rëndësisë së veçantë në fazat e parandalimit. Në këtë samit morën pjesë 386 pjesëmarrës nga 67 vende .

Pjesëmarrja e Ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, z. Flamur Sefaj në këtë Samit është shfrytëzuar për lobim tek një numër i shteteve pjesëmarrëse dhe që kanë ndikim në agjendën e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.