Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Kosova në OKB, në këmbim të anëtarësimit të Serbisë në BE”, flasin qytetarët serbë

Televizioni serb “Nova” ka pyetur qytetarët serbë në Çaçak nëse është i pranueshëm për ta propozimi që Kosova të anëtarësohet në Kombet e Bashkuara, e Serbia të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.

Shumica e qytetarëve të pyetur kanë qenë pro-idesë.

Një nga qytetarët ka thënë se Kosova herët apo vonë do të pranohet në OKB, ndërsa është mirë të shfrytëzohet mundësia.

E një qytetare tjetër tha se Kosova më nuk është pjesë e Serbisë.

“Mendimi im është se Kosova nuk është e Serbisë që nga viti 1999”, thotë qytetarja.

Edhe Kosova po ndahet - a ka kush skenar ta pengojë ndarjen dhe luftën Fejton Kosova po ndahet - a ka kush skenar ta pengojë ndarjen dhe luftën

E një tjetër qytetar ka thënë se nëse është kusht, atëherë është pro.

“Mendoj se nuk është e keqe kjo, nëse arrihet dakordim. Vetëm të jetë paqe”, thotë një qytetar tjetër.

“Unë e di vetëm një, se de facto, Kosova nuk është territor ynë”, thotë njëri nga qytetarët e pyetur.

Një qytetar ka thënë se duhet referendum për këtë çështje.

E një tjetër ka thënë se “kush na pyet ne”.

Edhe Kolumne Aplikimi për anëtarësim në BE ishte vendim i domosdoshëm

“Unë jam të shfrytëzojmë rastin për ne të marrim më së tepërmi që mundemi për vete, natyrisht nën kuptimin se jo vetëm Serbia për vete, por edhe serbët që jetojnë në Kosovë”, tha një qytetare.

“Le ta marrin. Le të nënshkruajnë. Më mirë sesa të luftohet. Ndoshta një ditë do të jetë sërish e jona”, thotë qytetari nga Çaçaku.