Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova në Këshillin e Europës kërkon sensibilizim për çështjen e vizave

Një ekip nga Kosova, pjesë e shkollës politike PIPS, gjatë seancës së sotme në Këshillin e Evropës, ka kërkuar ngritje të vetëdijes për nevojën e kosovarëve për lëvizje të lirë.

Në fjalimin para pjesëmarrësve të Forumit Botëror për demokraci, ekipi kosovar ka përmendur shkeljen e nenit 13 të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut kur Kosovës i mohohet e drejta për lëvizje të lirë në Evropë.

“Të gjithë kanë të drejtë të largohen nga një vend, përfshirë vendlindjen e tyre, dhe të kthehen prapë. Ne nuk e kemi këtë të drejt. Kosovarët janë të vetmit që nuk e gëzojnë këtë të drejtë në Europë”, është shprehur ekipi nga Kosova.

Gjatë këtij fjalimi, ekipi nga Kosova ka përmendur vështirësitë e vazhdueshme të artistëve dhe sportistëve kosovarë që të marrin pjesë në festivale dhe gara të ndryshme ndërkombëtare.