Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova në hall për ushtrinë, me ligj s’e do NATO e me Kushtetutë s’e duan serbët

Kosova mbetet në mes dy zjarresh se si të veprojë që ta bëjë shtetin me ushtri.

Për ta bërë me ndryshime kushtetuese nuk janë votat e serbëve, e për ta bërë me ligj, mund të rrezikojë të ardhmen e saj drejt NATO-s, raporton KTV.

Kryeministri të enjten e pranoi se i vetmi opsion për momentin mbetet ligji.

Por, Lidhja Demokratike kundërshton formimin e ushtrisë që nuk do ta ketë mbështetjen e Amerikës.

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, thotë se nëse pushteti ka vullnet për ta bërë ushtrinë, do ta bëjë, por po i nënshtrohet presionit të serbëve.

Edhe “Ushtria, në pjesën e parë të vitit të ardhshëm” Arbëri “Ushtria, në pjesën e parë të vitit të ardhshëm”

Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj, u beson vendimeve të shefit të tij dhe 2018-n e sheh vit të ushtrisë.

Qeveria e Kosovës, në krye me Ramush Haradinajn, në planin legjislativ e kishte paraparë diskutimin për ushtrinë më 30 nëntor të vitit të kaluar, por kjo nuk u bë asnjëherë.