Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Ushtria, në pjesën e parë të vitit të ardhshëm”

Kreu i ekzekutivit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shfaqur besimin e tij se Ushtria e Kosovës do të bëhet në pjesën e parë të vitit të ardhshëm.

“Besoj që në pjesën e parë të vitit do ta bëjmë ushtrinë. Nëse do të mund të arrijmë ta bëjmë përmes ndryshimeve kushtetuese, jemi shumë përpara në rrugën drejt NATO-s. E nëse e bëjmë me ligj, që mund ta bëjmë në çdo kohë, perspektiva e NATO-s bëhet më e ndërlikuar. Me Listën Serbe nuk kemi biseduar direkt, por edhe ata e dinë se Ushtria bëhet edhe për të mirën e tyre”, u shpreh kryeministri Haradinaj në Interaktiv të KTV-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Haradinaj shpreson që Lista Serbe do të votojë për krijimin e Ushtrisë së Kosovës e madje pret që edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mund t’ju propozojë deputetëve serbë që të votojnë si të donë.

Sa i përket asociacionit të komunave serbe, Haradinaj tha se qeveria e tij nuk e ka prioritet këtë temë.

“Nuk është se Kosova nuk dëshiron ta bëjë Asociacionin, por është Gjykata Kushtetuese ajo që e ka cilësuar anti-kushtetuese”, tha Haradinaj.