Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova me kapacitete të mëdha turistike, por që nuk shfrytëzohen

Kosova ka resurse dhe kapacitete të mëdha turistike, por këto nuk shfrytëzohen sa duhet. Zekë Çeku, ekspert i turizmit, thotë se është mëkat që resurset turistike që ka vendi nuk shfrytëzohen mjaftueshëm.

Ndërkaq, Baki Hoti, drejtues i një shoqate të turizmit, pohon se turizmi në vend nuk është i zhvilluar sa duhet, pasi që institucionet asnjëherë nuk e kanë pasur prioritet atë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kosova edhe pse ka resurse dhe kapacitete turistike, nuk ka një turizëm të zhvilluar sa duhet. Ekspertët e turizmit thonë se institucionet shtetërore nuk po punojnë aq sa është e nevojshme në zhvillimin e turizmit. Zekë Çeku, njëri nga ekspert e turizmit, pohon për Radio Kosovën se është mëkat që resurset turistike që ka vendi nuk shfrytëzohen sa duhet.

“Sa i përket resurseve, Kosova është shumë e begatshme. Në disa aspekte, Kosova është e jashtëzakonshme, jo vetëm në raport me vendet përreth nesh, por edhe në krejt Evropën Juglindore. Kosova është njëshi kisha me thënë, sado që është vend i vogël”, pohoi eksperti i turizmit, Zekë Çeku.

Njëjtë si Zekë Çeku, edhe drejtori i Shoqatës së Turizmit Alternativ të Kosovës, Baki Hoti, mendon se vendi ka resurse të shumta turistike. Por, sipas tij, institucionet shtetërore nuk po punojnë sa duhet në promovimin e tyre. Sipas Hotit, institucionet tona zhvillimin e turizmit nuk e kanë prioritet, edhe pse zhvillimi i tij do të ndikonte shumë në ekonominë e vendit.

“Kapacitete turistike kemi mjaft, por duhet të zhvillohen dhe të promovohen ato. Këta dy faktorë janë thelbësorë për zhvillimin e turizmit. Unë mendoj se institucionet qendrore, në këtë rast, vetë Qeveria e Kosovës nuk e ka marrë si prioritet turizmin. Ata, nuk ndajnë buxhet të mjaftueshëm për zhvillimin ose për ndërhyrjet në sektorin e turizmit”, tha Hoti.

Se turizmi nuk është prioritet e thotë edhe Xhemajl Pllana, zyrtar për politika turistike në divizionin e turizmit. Megjithatë, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave, turizmi në Kosovë ka shënuar rritje në vitet e fundit. Një gjë të tillë e pohon edhe eksperti i turizmit, Zekë Çeku, dhe drejtori i Shoqatës së Turizmit Alternativ të Kosovës, Baki Hoti. Këta bëjnë thirrje që turizmi të subvencionohet, pasi që zhvillimi i tij do të ndikonte pozitivisht në ekonomin e vendit dhe hapjen e vendeve të reja të punës.