Kosova po i kërkon Serbisë hapjen e arkivave si dhe lejimin e gërmimeve në lokacione e shënjuara në Serbi për personat e zhdukur me forcë gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Në një tryezë të organizuar nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Këshilli Koordinues i Asociacionit të Familjeve të të Zhdukurve të mërkurën, u diskutua mbi gjendjen aktuale të procesit të ndriçimit të fatit të personave të zhdukur.
Aty u tha se Qeveria e Kosovës bashkohet me botën demokratike dhe me thirrjet e familjarëve nga tërë Kosova për ndriçimin e fatit dhe vendndodhjes së të gjithë personave të zhdukur.
“U ritheksua përkushtimi dhe angazhimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për të vërtetën, për të gjithë të zhdukurit me dhunë gjatë luftës në Kosovë. U theksua se kjo çështje vazhdon të jetë prioritet i veçantë, duke pasur në fokus familjarët e personave të zhdukur. Nga kjo tryezë, KQPZh dhe KKAFZhK i bënë thirrje Serbisë për hapje të arkivave, pasi zhdukjet me forcë gjatë luftës ishin krime të kryera nga shteti i Serbisë, si dhe lejim të gërmimeve në lokacionet e shënjuara në Serbi”, është theksuar në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.
Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, ka përmendur mungesën e bashkëpunimit nga ana e Serbisë.
Ai ka ritheksuar domosdoshmërinë e angazhimit të faktorit ndërkombëtar për zbatimin e Deklaratës së adoptuar për personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës.
Edhe
Haxhiu e Kurti kërkojnë sërish nga Serbia t’i hapë arkivat për të pagjeturit
Ai rikujtoi se me adoptimin e Deklaratës për personat e zhdukur më 2 maj 2023, pas 24 vitesh, Serbia për herë të parë pranoi përmes një dokumenti zyrtar, që të sigurojë qasje te plotë në informacione, përfshirë edhe ato që kanë statusin e klasifikuar, që ndihmojnë të gjenden dhe identifikohen personat e zhdukur.
Me homazhe pranë obeliskut të personave të zhdukur, Kosova ka shënuar sot Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur./ksp
-
Kosova i kërkon BE-së presion që Serbia të zbatojë Deklaratën për të Zhdukurit
-
Udhëheqës shtetërorë kërkojnë zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë
-
Kërkohet zbardhja e fatit të personave të zhdukur me dhunë në Kosovë
-
BE-ja pas dakordimit për çështjen e të zhdukurve: Hap i rëndësishëm drejt normalizimit