Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova ka shumë potenciale për ta zhvilluar turizmin

Foto: Koha

Kosova ka shumë vende atraktive të cilat mund të shërbejnë që të këtë zhvillim të turizmit dhe të ekonomisë.

Ekspertja e turizmit, Paige Viren, tha se Kosova ka shumë potenciale për të pasur një turizëm të zhvilluar. “Unë kam udhëtuar këto ditë nëpër Kosovë, dhe kam parë një kulturë që është e veçantë. Unë kam vizituar xhaminë në Gjakovë, çarshinë, pash artizanate. Çdokush ishte mikpritës dhe miqësor, kjo është një pasur për turizmin”, tha ajo në televizionin publik.

Sipas saj kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, është njëjtë sikur qytetet e tjera. “Mendoj se këtu në Kosovë, njerëzit e kuptojnë shumë mirë turizmin. Është nevojë që të ketë bashkim të ndërmarrësve. Ka nevojë për promovim të jashtëm, por edhe të brendshëm. Duhet të vetëdijesim për bukuritë që i ka Kosova”, theksoi ajo.

Sipas saj zhvillimi i turizmit ka mundësi për shumë punësime të reja në çdo vend. “Duhet të krijojmë një strategji për të qua agjendën e turizmit përpara. Kjo është shumë me rëndësi për të pasur një synim” tha ajo.

Viren vlerësoi se është bërë shumë punë në Kosovë. “Është situatë e njëjtë si në Karolinë. Nëse punojmë së bashku mund të kemi efekt pozitiv. Duhet të punojmë si komunitet rajonal. Mbrojtja e pasurive është shumë me rëndësi që të rinjtë të rrinë dhe të mos largohen”, tha ajo.