Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, janë takuar me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, të cilit i kërkuan edhe një herë njohjen e Kosovës.
Takimin mes tyre e ka njoftuar kryeministri Kurti përmes një shkrimi në Twitter.
“Greqia është një faktor shumë i rëndësishëm për rajonin tonë, NATO-n dhe BE-në. Me presidenten Osmani, ministren Gërvalla takova kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis. Ne ndajmë vlera, synime dhe interesa të përbashkëta ekonomike dhe ritheksuam nevojën për njohjen e pavarësisë së Kosovës”, shkroi ai në Twitter.
Nga Presidenca kanë thënë se Greqisë i është kërkuar përkrahja edhe në procesin e liberalizimit të vizave, duke theksuar se liberalizimi i vizave për Kosovën mbron kredibilitetin e BE-së dhe se ky proces nuk duhet ndërlidhur me procese të tjera.
Kryeministri Mitsotakis dy ditë më parë zhvilloi një takim me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, në Beograd, nga ku përsëriti se Greqia nuk do ta ndryshojë qëndrimin sa i përket njohjes së Kosovës.
-
Kurti e kryeministri grek diskutojnë për rritje të bashkëpunimit
-
Osmani: Thellimi i bashkëpunimit Kosovë-Greqi i dobishëm edhe për rajonin
-
Mitsotakis në Beograd: Nuk kemi ndryshuar qëndrimin karshi Kosovës
-
Kurti: Me Greqinë gëzojmë raporte të mira, të shtohen lidhjet ekonomike
-
Kurti në Greqi, pjesë e darkës joformale me liderët e Ballkanit Perëndimor