Arbëri

Greqia s’ndryshon qëndrim, s’e njeh Kosovën shtet

Foto: AP
 

Kryeministri i Greqisë, Kiriakis Mitsotakis, ka thënë se shteti i tij nuk ka ndryshuar qëndrim për të mos e njohur pavarësinë e Kosovës. Në një konferencë për media, pas një takimi në Beograd me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, Mitsotakis ka thënë se Greqia dëshiron normalizim raportesh mes Kosovës dhe Serbisë dhe se prandaj e përkrah vazhdimin e dialogut.

“Nuk kemi parë progres muajve të fundit dhe e di se Aleksandri është i përkushtuar për t’i vazhduar negociatat, për të zgjidhur këtë problem në mënyrën e duhur”, ka thënë Mitsotakis. “Ne duam që të arrihet një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme, që do të ishte në interes të të dyja palëve dhe që do të krijonte atmosferë më të favorshme bashkëpunimi në Ballkan”.