Kosova është shteti i vetëm në Evropë në të cilin grupmosha 10-19 vjeçare është dominuese në popullatë, sipas të dhënave të “Eurostatit”, përpiluar nga Landgeist.
Në një hartë të publikuar së fundmi shihet ndarja e grupmoshave në të gjitha rajonet e Evropës. Sigurisht është detaj i vogël demografik dhe nuk e tregon pamjen e plotë të të dhënave, por sinjalizon të ardhmen e një vendi.
https://www.koha.net/arberi/374494/kosovaret-te-paret-ne-evrope-per-prona-te-shtepive/
Në shumicën e Evropës, grupmoshat 40 dhe 50-vjeçare janë më dominueset. Dallim bën Kosova që dominohet nga adoleshentët. Shqipëria, Islanda e një pjesë e Turqisë dominohen nga grupmosha 20-29 vjeçare. Në Ballkan, në Kroacia e Serbi grupmosha dominuese është ajo e moshës 60-vjeçare.
Ka shtete në të cilat ka dallime të theksuara edhe brenda rajoneve. Në hartë, ndryshime të mëdha ngjyrash vërehen sidomos në Gjermani e në Britani të Madhe.
Siç ka shkruar “Landgeist”, të dhënat për Kosovën janë të vitit 2020.

-
Varësia nga të moshuarit: Kosova ndër shtetet me përqindjen më të ulët
-
Kosovarët, të parët në Evropë për prona të shtëpive
-
Kosova në mesin e vendeve me përdorimin më të lartë të internetit
-
Përfaqësuesja e Kosovës ka moshën më të re të ekipit në Evropë
-
69 për qind e të rinjve kosovarë jetojnë me prindërit