Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se në emër të Ministrisë dhe FSK-së ka ofruar mbështetje te institucionet gjermane me të gjitha aftësitë dhe kapacitet operacionale në disponim për menaxhimin, tejkalimin dhe sanimin e gjendjes së krijuar nga përmbytjet e sotme atje.
Mehaj tregoi se menjëherë pas pasojave të përmbytjes ai ka telefonuar ambasadorin gjerman në Kosovë, John Rohde.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo‘’Pas lajmit të dhimbshëm për pasojat e përmbytjeve në Gjermani, menjëherë kam telefonuar ambasadorin gjerman në Kosovë, Rohde, të cilit i shpreha ngushëllimet në emër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së si dhe vullnetin tonë të plotë për të mbështetur institucionet gjermane me aftësitë dhe kapacitetet tona operacionale në disponim për menaxhimin, tejkalimin dhe sanimin e gjendjes së krijuar nga përmbytjet e sotme. Vullnetin tonë të plotë për dislokim të njësive tona të specializuara me personel dhe pajisje adekuate në zonat e përmbytura në Gjermani e kam adresuar edhe përmes Letrës zyrtare’’, ka shkruar Mehaj në Facebook.
Përmbytjet në Gjermaninë Perëndimore kanë shkaktuar mbi 50 të vdekur e dhjetëra të zhdukur deri tani.