Shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli, u takua sot me ish-Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, ambasadorin gjerman, Joachim Rücker.
Për Pacollin, ai kishte dhënë një kontribut jashtëzakonisht të rëndësishëm para dhe pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
“Ai, vërtet ishte dhe mbeti një mbështetës i madh i Kosovës dhe popullit të saj në rrugëtimin dhe vullnetin drejt konsolidimit të shtetit. Kosova është e bekuar me miq ndërkombëtarë si diplomati Rücker”, shkruan Pacolli në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Ministri Pacolli në pritjen për diplomatët e Afrikës në misionin gjerman në New York
-
Pacolli takon Palmerin
-
Pacolli rikujton mbështetjen e Turqisë në konsolidimin e shtetit të Kosovës
-
Pacolli takon ambasadorin e ri austriak në Kosovë, Christoph Weidinger
-
Pacolli takohet me Palmerin, thotë se dialogu me Serbinë është proces i rëndësishëm