Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli, ka pritur në takim ambasadorin Christoph Weidinger që do të jetë përfaqësuesi i ri i Republikës së Austrisë në Prishtinë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Pacolli i uroi mirëseardhje ambasadorit Weidinger si dhe suksese në punën e tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kemi ndërtuar traditë të marrëdhënieve të mira bilaterale dhe bashkëpunimit në mekanizmat ndërkombëtarë”, u shpreh Pacolli për raportet me Austrinë. “Austria ka qenë ndër vendet e para që ka kuptuar mirë zhvillimet në Kosovë e që i ka treguar botës për Kosovën”.
Ambasadori Weidinger u shpreh se do të vazhdojë të punojë për avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve në mes të Austrisë dhe Kosovës.
Pacolli u shpreh se Kosova është shtet i potencialeve të mëdha dhe shtoi se është i kënaqur që investitorë austriakë tanimë kanë investuar në Kosovë.