Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në vizitën që ia bëri Institutit të Mjekësisë Ligjore, ka folur edhe për mandatin e EULEX-it pas qershorit.
Ai, siç transmeton KP, tha se ende nuk kanë ndonjë marrëveshje se çfarë do të bëhet pas skadimit të mandatit të EULEX-it, në qershor të këtij viti.
“Pa dyshim jemi në fazën e konsultimeve dhe ende nuk kemi ardhur në përfundim për rolin pas qershorit për EULEX. Dua t’i falënderoj për angazhimin dhe vullnetin për të ngritur kapacitetin e këtij instituti. Angazhimi i EULEX ka qenë i madh. Në momentin kur do të kemi një marrëveshje, ne do ta publikojmë”, tha Tahiri.
Artikuj të ngjashëm
-
Kosova s’e di kur do të vijnë aktakuzat e para të Speciales
-
Kosova s’e di kur do të vijnë aktakuzat e para të Speciales
-
Zyrtarët thonë Kosovës s’i duhet më EULEX-i, analistët mendojnë ndryshe
-
Tahiri: EULEX-i shkon më 15 qershor, pikëpyetje mbetet qëndrimi i njësisë së policisë speciale
-
“Pavarësohet” gjyqësori, nga 1 korriku s’do të ketë prokurorë e gjykatës të EULEX-it