Sot në ambientet e MTI-së, ministri Bajram Hasani, priti ambasadoren e Kroacisë, znj. Kapinatoviq, në një takim njoftues, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Me këtë rast, Hasani e njoftoi ambasadoren lidhur me aktivitetet e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë si dhe me prioritetet e kësaj ministrie.
Ambasadorja Kapitanoviq, e falënderoi ministrin për pritjen dhe informimin e objektivave të MTI-së për këtë mandat qeverisës. Ne vazhdën e këtij takimi u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyeshme dhe për thellimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm.
Të dyja palët kanë shprehur gatishmërinë se së shpejti do të organizojë një konferencë me po këtë qëllim, njohjen dhe informacionet e duhura për investitorët kroatë dhe vendorë.
-
Kosova e Kroacia diskutojnë për bashkëpunim në fushën e forenzikës
-
Gashi takohet me ambasadoren kroate, dakordohen të forcohet bashkëpunimi në fushën e sigurisë
-
Zotime për thellimin e bashkëpunimit Kosovë - Kroaci
-
Kroacia premton përkrahje në sistemin e drejtësisë
-
“Vazhdon bashkëpunimi i mirë Kosovë – Turqi”