Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, priti në takim njoftues ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Maria Kapetanovic.
Me këtë rast, siç njofton kumtesa nga kjo ministri, Gashi e njoftoi ambasadoren Kapetanovic për prioritet e Ministrisë së Punëve të Brendshme në ngritjen dhe avancimin e mëtejmë të institucioneve të sigurisë në Kosovë, si dhe mundësitë e bashkëpunimit me Republikën e Kroacisë.
Thuhet se Gashi vuri në dukje se Republika e Kosovës dhe Republika e Kroacisë përtej marrëdhënieve bilaterale që kanë në bashkëpunimin e shkëlqyer, mes dy shteteve ekzistojnë edhe raporte shumë të mira miqësore.
Me këtë rast, të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se bashkëpunimi në mes të dyja vendeve në fushën e sigurisë të forcohet, me qëllim të ofrimit të sigurisë për qytetarët e vendit dhe rajonit.
Ndërsa ambasadorja kroate theksoi se shteti i Kroacisë do të vazhdojë përkrahjen e mëtejme për institucionet e Republikës së Kosovës, veçanërisht për Ministrinë e Punëve të Brendshme.
-
Kosova e Kroacia diskutojnë për bashkëpunim në fushën e forenzikës
-
Gashi priti në takim ambasadorin e Norvegjisë
-
Kosova dhe Maqedonia shtojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë
-
Sllovenia premton vazhdimin e ndihmës për Kosovën
-
Austria do ta mbështes Kosovën në të gjitha sferat, veçanërisht atë të sigurisë