Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova e Hungaria të gatshme për të thelluar bashkëpunimin

Ministri Avdullah Hoti priti në takim Sekretarin e shtetit për diplomacinë ekonomike të Hungarisë Levente Magyar

Ministri i Financave, Avdullah Hoti ka pritur sot një delegacion të Qeverisë së Republikës së Hungarisë, të kryesuar nga sekretari i shtetit për diplomacinë ekonomike të Republikë së Hungarisë, Levente Magyar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë takimit ministri Hoti dhe sekretari i shtetit hungarez për diplomacinë ekonomike Levente Magyar diskutuan për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Hungarisë në fushën e financave si dhe në ndërtimin e stadiumit nacional ne Kosovë.

Me këtë rast, Ministri Hoti falënderoi Qeverinë hungareze për bashkëpunimin dhe ndihmën e deritanishme për Kosovën, me theks të veçantë për Marrëveshjen për themelimin e një programi kornizë për bashkëpunim financiar në vlerë prej 62 milionë euro ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë, tashmë të nënshkruar në dhjetor të vitit të kaluar nga Ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Republikës së Hungarisë Péter Szijjártó.

Ndërsa sekretari i shtetit për diplomacinë ekonomike të Republikë së Hungarisë, Levente Magyar duke falënderuar ministrin Hoti për pritjen tha se Qeveria hungareze është e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve sidomos në fushën e financave dhe në rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Në këtë takim të pranishëm ishin gjithashtu edhe Ambasadori i Hungarisë në Prishtinë Laszlo Markusz dhe zëvendës sekretari i shtetit, Zsolt Csutora dhe Ambasadorja e Republikë së Kosovës në Budapest, Luljeta Vuniqi.