Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova e gatshme t’i pranojë vendimet e gjykatave paralele

Sistemi paralel i drejtësisë në veri nuk do të bëjë shkëputje të tërësishme nga veprimtaria e deritashme, edhe pasi të ketë kaluar në sistemin e Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo ngase vendimet e marra pas vitit 1999 nga gjykatat të cilat Kosova i ka konsideruar ilegale, nuk do të hidhen poshtë me automatizëm. Për verifikimin dhe pranueshmërinë e tyre do të krijohet një komision i veçantë, i përbërë nga serbë e shqiptarë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Formimi i këtij komisioni deri më tani është mbajtur sekret nga zyrtarët qeveritarë të përfshirë në dialogun e Brukselit, të cilët nuk kanë treguar asnjëherë se si do të veprohet me ato vendime, që janë shqiptuar edhe pas shkurtit të vitit 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë... ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”) Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.