Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deputetët e quajnë të jashtëligjshëm pranimin e vendimeve të ish-gjykatave paralele

Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka hyrë procesit të vlerësimit të vendimeve të nxjerra nga ish-gjykatat paralele në veri të Kosovës.

Ky veprim nuk parashihet me Marrëveshjen e drejtësisë, të arritur në kuadër të dialogut të Brukselit për integrimin e gjyqësorit në veri, shkruan sot Koha Ditore.

Derisa në Qeverinë e Kosovës nuk kanë treguar se cila është baza ligjore e pranimit të këtyre vendimeve, deputetët e Kuvendit e kanë cilësuar veprim të jashtëligjshëm dhe goditje për sovranitetin e Kosovës.

Qeveria e Kosovës zyrtarisht nuk u ka dhënë ende përgjigje shqetësimeve të deputetëve nëse ka marrëveshje të fshehtë mes Kosovës dhe Serbisë, për pranueshmërinë e vendimeve të gjykatave, të cilat Kosova i ka konsideruar paralele. Përkitazi me këtë, gazeta ka pyetur në kabinetin Haradinaj dhe Ministrinë e Drejtësisë, por ka munguar përgjigjja e tyre. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)