Vonesat e mëtejme në funksionalizimin e gjyqësorit mund të çojnë në përshkallëzim të situatës së sigurisë në veri, kanë paralajmëruar gjyqtarë dhe prokurorë shqiptarë e serbë gjatë një diskutimi të zhvilluar në Mitrovicë për vonesat në zbatimin e Marrëveshjes së drejtësisë.
Pas shkeljes së afateve, tani palët janë dakorduar që marrëveshja të nisë së zbatuari më 17 tetor. Por, përveç datës për nisjen e punës, gjyqtarët serbë nuk kanë asnjë informacion për punën që i pret, shkruan sot Koha Ditore.
Jelena Krivokapiq, gjyqtare në Gjykatën Themelore të Mitrovicës Veriore ka thënë se asnjë informacion nuk u ka ardhur qoftë nga Beogradi apo Brukseli se cilat do të jenë detyrat e tyre me marrëveshjen e re.
Ajo ka folur edhe në emër të kolegëve, duke thënë se do ta kenë vështirë të pranojnë të kalojnë në sistemin e Kosovës, përderisa nuk rregullohet statusi i tyre me ndonjë ligj të veçantë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Mospërmbushja e obligimeve rrezikon ta shtyjë integrimin e gjyqësorit
-
Afati për zbatimin e marrëveshjes për drejtësi, joreal
-
Raporti i Progresit: Kritika Kosovës për tensione në veri, Serbisë që s’i nxori para drejtësisë sulmuesit e Banjskës
-
Sfidat me të cilat përballet Gjykata në Mitrovicë pas dorëheqjes së gjyqtarëve e prokurorëve serbë
-
Si u integruan serbët në institucionet e drejtësisë dhe çfarë ndodhi pas dorëheqjes së tyre?