Qeveria e Kosovës ka autorizuar kompaninë amerikane “Patton Boggs” që të përfaqësojë Kosovën në kontestin me kompaninë “AXOS” në Tribunalin Ndërkombëtar të Arbitrazhit.
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, në mbledhjen e sotme të Qeverisë tha se Kosova nuk duhet të lejojë të marrë goditje të madhe financiare sa i përket kësaj çështjeje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ia kemi besuar kompanisë ‘Patton Boggs’ përfaqësimin tonë. Është dashur t’ia japim dikujt autorizimin dhe ta trajtojë këtë punë dhe jo veç kur të na vijë lajmi një ditë, që mundet me qenë i rëndë për neve dhe qytetarët e vendit. Ne e kemi gjetur këtë temë në tavolinë. Mundësi kemi shumë pak. Mundemi fare mos me u marrë me të, me thanë se nuk është e kësaj Qeverie. Kur të na vjen dënimi s’mundemi me i ikë ”’, tha Haradinaj sot në mbledhjen e Qeverisë.
Kompania gjermane “AXOS Capital” në konsorcium me “Najafi Companies”, kishte ofruar në vitin 2013, 277 milionë euro për të privatizuar 75% të aksioneve të Telekomit të Kosovës. Mirëpo, konsorciumi në fjalë nisi të shfaqë probleme gjatë sigurimit të mjeteve të ofruara duke kërkuar nga Qeveria që të ofrojë një mënyrë më të lehtë të pagesës. Këto probleme çuan në vendimin e Qeverisë të marrë në dhjetorin e 2013-ës duke e anuluar tërë procesin e privatizimit nga e cila më së shumti u dëmtua vetë Telekomi, të cilit iu ndaluan të gjitha investimet e nevojshme për t’i bërë ballë konkurrencës. Pas këtij vendimi, konsorciumi vendosi ta padisë qeverinë në Arbitrazh, duke kërkuar fillimisht dyfishin e çmimit të ofruar në privatizim, porse gjasat më të mëdha janë që shuma e përfitimit mund të sillet mes 22 e 40 milionë eurove, pasi konsorciumi kishte pranuar klauzolën që i jepte të drejtën Qeverisë të anulonte procesin e privatizimit.