Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sa miliona euro po humb Kosova nga vendimet e Arbitrazhit

Ende pa nisur procesi gjyqësor mes Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë Axos rreth privatizimit të Telekomit të Kosovës, nga buxheti i shtetit po vazhdojnë të ndahen miliona euro për këtë proces, raporton KTV.

Të martën, qeveria ka autorizuar kompaninë “Patton Boggs” që ta përfaqësojë Kosovën në Arbitrazh me fondin investues Axos Capital.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shefi i qeverisë, Ramush Haradinaj, nuk ka fshehur faktin se Kosova sërish mund të humbë disa miliona të tjerë nga vendimet e arbitrazhit.

Megjithatë, qeveria nuk e ka bërë publike shumën që do t’ia paguajë kësaj kompanie. Kjo është hera e tretë që qeveria jep para për këtë rast.

Më 25 gusht të vitit të kaluar, i kishte ndarë 350 mijë dollarë amerikanë. Kurse, më 21 dhjetor po të vitit të kaluar, qeveria që udhëhiqej nga Isa Mustafa ndau 150 mijë euro në emër të ekspertizave profesionale në këtë rast.

Axos Capital ishte shpallur fituese e tenderit për blerjen e 75% të aksioneve në vlerë prej 277 milionë eurove. Kjo e fundit kishte hasur menjëherë në probleme për sigurimin e mjeteve të lartpërmendura, duke kërkuar që shuma e pagesës të bie në 100 milionë euro, që ishte kundërshtuar nga qeveria e atëhershme.

Në vend se ta padisë qeveria e Kosovës Axosin për shkelje të kontratës, është fondi investues me seli në Hamburg që e dërgoi Kosovën në arbitrazh, duke kërkuar miliona euro dëmshpërblim.

Përpos “Patton Boggs”, qeveria kishte angazhuar në këtë proces edhe kompaninë Raiffeisen.

Vendimi përfundimtar rreth kësaj çështjeje është paralajmëruar se do të merret gjatë dhjetorit.