Kosova është votuar në organizatën ndërkombëtare “Cigra”, si anëtare e 59 me të drejta të plota.
Ky anëtarësim do t’i ndihmojë Kosovës në shkëmbimin e përvojave por edhe në mundësinë e sjelljes së investitorëve të huaj në sektorin e energjetikës, transmeton televizioni publik.
Pranvera Dobruna, e cila ishte prezente në këtë organizatë në momentin e anëtarësimit të Kosovës, në Zelandën e Ren, tha se vendit kjo do t’i sjellë shumë përfitime edhe në ngritjen e termocentralit “Kosova e Re” por edhe në zhvillimin e energjisë së ripërtërishme.
“Cigra”, thotë ajo, është një organizatë që bën trajnimin e inxhinierëve dhe përkrah shumë studentët e rinj.