Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka kërkuar nga ministritë dhe komunat e Kosovës që të publikojnë procedurat për raportimin dhe hetimin e pretendimeve për mashtrim dhe korrupsion.
Kosnetti thotë se është mjaft i interesuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë.
Ai në një postim në Twitter thotë se sfidon komunat dhe ministritë t’i publikojnë procedurat e tyre për rastet e tilla.
“Kohët e fundit kemi publikuar linjën tonë për raportimin e supozuar të parregullsive në punësimin dhe prokurimin e Ambasadës. Ne sfidojmë ministritë dhe komunat e Kosovës që të publikojnë procedurat e tyre për raportimin dhe hetimin e pretendimeve për mashtrim dhe korrupsion”, ka shkruar Kosnetti në Twitter.
-
Kosnett: SHBA-ja e përkushtuar të punojë me Kosovën për ta luftuar korrupsionin
-
Kosnetti reagon për arrestimin e policëve, nxit qytetarët të raportojnë keqpërdorimet
-
Kosnett: Kosova ka nevojë për gjyqësor që nuk i nënshtrohet politikës
-
Kosnett: Mezi presim të punojmë me qeverinë e re
-
Kosnett përgëzon profesionistët mjekësorë të Kosovës