Pas raportimit të Kohës Ditore për emërimin e Nita Himadunës, ish-këshilltare e kryeministrit Ramush Haradinaj, si konsulle në Konsullatën e Kosovës në New York, ka reaguar edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.
Koha Ditore ka raportuar se rekrutimi i Himadunës është bërë në mënyrë të jashtëligjshme.
Kosnetti ka vënë në pikëpyetje këtë emërim, duke shkruar se a është MPJ-ja duke i respektuar procedurat dhe a po i bënë përzgjedhjet bazuar në merita.
“Duke ndjekur raportet e mediave rreth emërimeve të diskutueshme diplomatike. Si në Amerikë, kandidatët e përzgjedhur në mënyrë të duhur të karrierës dhe jo-karrierës mund të shërbejnë me nder, por a ka ndjekur MPJ-ja procedurat me konkurrencë dhe me meritë”, ka shkruar Kosnett.
-
Ish-këshilltarja e Haradinajt “mund të paraqesë rrezik për sigurinë” e Kosovës
-
Ish-këshilltarja e Haradinajt emërohet jashtëligjshëm konsulle në New York
-
Ish-këshilltarja e Haradinajt emërohet jashtëligjshëm konsulle në New York
-
Kosnett: Detyra si ambasador në Kosovë, nder i madh
-
AKI-ja vë nën llupë ish-këshilltaren e Haradinajt, kjo i quan “hajgare” hetimet ndaj saj