Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka njoftuar se është takuar me drejtuesit e Listës Serbe.
Në foto, shihet se është takuar me kryetarin Goran Rakiq dhe nënkryetarin Igor Simiqin.
“Takova drejtuesit e Listës Serbe sot. Diskutuam interesat dhe shqetësimet e komunitetit serb të Kosovës - përfaqësuesit e tyre të zgjedhur duhet të mbeten në institucionet e Kosovës për të punuar në emër të komunitetit të tyre”, ka shkruar Kosnett, transmeton Koha.net.
Përfaqësuesit e Listës Serbe, subjekt ky politik, i cili përfaqëson serbët e Kosovës në institucionet qendrore dhe lokale, kanë theksuar se kanë kërkuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe nga Qeveria e Serbisë, që të mbështesin vendimin e tyre për braktisjen në tërësi të institucioneve të Kosovës.
Në mars të vitit 2018, zyrtarët e Listës Serbe kanë deklaruar se e kanë braktisur Qeverinë e Kosovës, për shkak të ndalimit dhe largimit nga Kosova të shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
Met with leaders of Srpska List today. Discussed the interests and concerns of the #Kosovo Serb community—their elected representatives should remain in Kosovo’s institutions to work on behalf of their community. pic.twitter.com/KORAtCKdN4
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) March 15, 2019
-
Lista Serbe në pritje të vendimit të Vuçiqit
-
Ambasada e SHBA-së: Vendimi për ndërtesën komunale në Mitrovicën V. në kundërshtim me kërkesat tona
-
Lista Serbe merr mesazhin e qartë nga SHBA-ja
-
Escobari diskuton me Listën Serbe për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë
-
Cholleti takohet me Listën Serbe, Jevtiq: Biseduam për politikën e sigurinë në Kosovë