Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosnett: SHBA-ja mirëpret rezolutën për dialogun

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S Kosnett ka mirëpritur votimin e djeshëm në Kuvend, për rezolutën rreth dialogut ku edhe u formua ekipi negociator.

“Mirëpresim votimin e së shtunës për miratimin e rezolutës për dialogun. Jemi të inkurajuar të shohim pjesëmarrjen politike për dialog nën udhëheqjen e BE-së dhe me përkrahjen tonë për zgjidhje kreative”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

Tutje, thotë “Përgëzojmë Kuvendin për delegacionin shtetëror gjithëpërfshirës, e që është kyç për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse”.

Artikuj të ngjashëm