Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, sot ka takuar Ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett.
Në takim u bisedua për zhvillimet politike në vend.
Mustafa, sipas komunikatës së LDK-së, e falënderoi Kosnettin për gjithë mbështetjen që SHBA-ja i ka dhënë Kosovës në etapa të rëndësishme të shtetndërtimit.
“Kryetari Mustafa e njoftoi ambasadorin amerikan për vlerësimet e LDK-së për dialogun me Serbinë. Ambasadori i SHBA-së, Philip Kosnett inkurajoi gjithëpërfshirje në procesin e dialogut, duke vlerësuar edhe rolin e LDK-së”, thuhet në komunikatën e LDK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Mustafa takon ambasadorin Kosnett, bisedojnë për takimet LDK-VV
-
Kosnetti takon Lajçakun: SHBA-ja e mbështet dialogun e udhëhequr nga BE-ja
-
Kosnetti takon drejtuesit e LDK-së
-
Pas Kurtit, Kosnetti takon edhe Mustafën
-
Situata politike në Kosovë e mbështetja e Britanisë, bisedë mes Mustafës e O’Connellit