Nuk janë vetëm qytetarët që po konstatojnë se niveli i korrupsionit është i lartë.
Një vlerësim të tillë e kanë edhe bizneset, raporton KTV.
Në një studim të bërë për perceptimin e korrupsionit me 214 kompani të ndryshme, 98 për qind e bizneseve e vlerësojnë korrupsionin si problem serioz, derisa 52 për qind nuk u besojnë institucioneve gjyqësore.
Ndërsa ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha se shkelja e parimit të konkurrencës del të jetë problemi kryesor, përderisa theksoi se korrupsioni shfaqet në disa mënyra.
Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, ka bërë të ditur se nga monitorimi i disa aktiviteteve të prokurimit në shëndetësi dhe ndërtim, kanë hasur në shumë shkelje të Ligjit të Prokurimit Publik.
-
OEAK thotë se korrupsioni mbetet problemi kryesor në Kosovë
-
IKD: Nga 444 të akuzuar për korrupsion më 2024 e 2025, 2.47% janë zyrtarë të profilit të lartë
-
Çohu: Qytetarët mendojnë se niveli i korrupsionit ka rënë krahasuar me vitet e shkuara
-
36.2 për qind e qytetarëve mendojnë se korrupsioni do të ekzistojë gjithmonë në Kosovë
-
Mbi 50% e bizneseve në Kosovë thonë se ka korrupsion në prokurimin publik