Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Konzorciumi “Bechtel-Enka”, i vetmi me ofertë për Korridorin Morava

Të vetmen ofertë në ftesën publike për partner strategjik për ndërtimin e Korridorit Morava, e ka paraqitur konsorciumi “Bechtel-Enka”. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Ndërtimeve, Komunikacionit dhe Infrastrukturës e Serbisë.

Grupi punues për zgjedhjen e partnerit strategjik për realizimin e projektit për Korridorin Morava (auto-rruga nga Preline deri në Pojatë), nën udhëheqjen e nënkryetares së Qeverisë, Zorana Mihajloviq, të martën ka hapur ofertat, raporton televizioni publik serb.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas verifikimit të kushteve dhe kritereve, Grupi punues do ta hartojë raportin, i cili do t`i dorëzohet Qeverisë së Serbisë, e cila do ta marrë vendimin për përzgjedhjen e partnerit strategjik për ndërtimin e Korridorit Morava.

Ky Korridor do të jetë i gjatë 112 kilometra me 84 ura dhe do ta lidhë Korridorin 10 me auto rrugën "Milloshi i Madh” dhe disa lokacione të tjera në të cilat jetojnë afërsisht gjysmë milioni banorë, e ku përfshihen: Çacaku, Kraleva, Vrnjaqka Banja, Trsteniku, Krushevci, Stalaqi dhe Qicevaci.

Përveç ndërtimit të auto rrugës, projekti përfshinë edhe rregullimin e lumit Morava Perëndimore dhe degëve të saj, sikurse edhe nyjave të telekomunikacionit dhe infrastrukturës.

Vjet autoritetet serbe kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me konsorciumin amerikano-turk, me të cilin parashihet ndërtimi i Korridorit Morava në vlerë prej 800 milion euro.

Ndryshe, edhe autoritetet kosovare dy herë radhazi ia kanë besuar ndërtimin e autostradave kësaj kompanie.

Autostrada Prishtinë-Morinë ka kushtuar 830 milionë euro. Ajo “Arbnë Xhaferi”, 650 milionë euro, duke mos llogaritur këto shpenzimet për shpronësime.

Në të dy rastet autoritetet kosovare kanë mbajtur në fshehtësi kontratat e nënshkruara me këtë Konsorcium, teksa partitë që kanë drejtuar qeveritë janë kritikuar nga opozita dhe shoqëria civile për shpenzime enormen ndërtimin e këtyre rrugëve.