Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka vlerësuar se vendimi i Kuvendit të Komunës së Malishevës, me të cilin kërkohej shkarkimi i drejtorit të gjimnazit "Hamdi Berisha" është në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.
Niveli qendror pas shqyrtimit të ligjshmërisë ka pohuar se ky vendim nuk është në kompetencë të KK-së. Po ashtu, ka sqaruar se Kuvendi mund t'i rekomandojë kryetarit të Komunës ndërmarrjen e veprimeve lidhur me këtë çështje, shkruan sot Koha Ditore.
MAPL-ja përmes një shkrese të dërguar në adresë të kryetarit të Komunës, Ragip Begaj, dhe kryesuesit të KK-së, Rrahim Morina, ka bërë të ditur se bazuar në kompetencat ligjore ka pranuar në shqyrtim të detyrueshëm të ligjshmërisë "vendimin nr. 82-484 që kërkohet nga kryetari i Komunës për shkarkimin e drejtorit të shkollës ‘Hamdi Berisha’, Izet Hoti", i miratuar më 16 nëntor 2018.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Nxënësit protestë, reagim edhe nga komuna rreth rastit të ngacmimit seksual në gjimnazin në Malishevë
-
Burg drejtorit të shkollës në Malishevë që përfitoi nga 2 euro prej secilit nxënës për maturë
-
Haskuka shkarkon drejtorin e Arsimit në Prizren
-
Dy vendime të Kuvendit të Malishevës, niveli qendror i cilëson të kundërligjshme
-
Ndarja e zyrave për Kryqin e Kuq dhe arsimtarët pensionistë, e kundërligjshme