Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Burg drejtorit të shkollës në Malishevë që përfitoi nga 2 euro prej secilit nxënës për maturë

Gjimnazi “Hamdi Berisha” në Malishevë, nga ky muaj ka mbetur pa drejtor.

Izet Hotit, ish-drejtor i këtij gjimnazi, kryerja e veprës penale “Marrje e ryshfetit”, i ka kushtuar me vendin e tij të punës, raporton KTV.

Ai akuzohet se dy vjet më parë, fillimisht kishte kërkuar ryshfet prej 1.500 eurosh nga pronari i një restoranti, me qëllim që mbrëmja e maturës të mbahej në lokalin e tij.

Më pas, kërkesa e tij ndaj të njëjtit person ishte që ta ngrejë çmimin për karrige prej 11 në 13 euro, për përfitim personal, ashtu që diferenca prej 2 eurosh t’i jepej atij.

Për këto dyshime, ish-drejtori i shkollës u dënua me tetë muaj burgim dhe një mijë euro gjobë, nga Gjykata Themelore e Gjakovës.

Edhe Një drejtor shkolle në Malishevë, dënohet me 8 muaj burgim e 1000 euro gjobë për ryshfet Kronikë Një drejtor shkolle në Malishevë, dënohet me 8 muaj burgim e 1000 euro gjobë për ryshfet

Këtë vendim, në muajin shtator, e vërtetoi Gjykata e Apelit, duke i hapur rrugë ekzekutimit të vendimit.

“Pra, vepra penale është konsumuar në momentin e kërkimit të

përfitimit dhe, në rastin konkret, përfitimi në kuptimin e veprës penale të marrjes së ryshfetit, konsiderohet edhe huaja që personi zyrtar kërkon. Në këto rrethana, në veprimet e të akuzuarit formohen të gjitha tiparet objektive dhe subjektive të veprës penale “Marrja e ryshfetit”, nga neni 7 428 par. 1 të KPPK. Pra, drejt është aplikuar ligji penal, nuk është shkelur ligji penal në dëm të të akuzuarit Izet Hoti”, ka thënë Gjykata e Apelit.

Mbrojtja e tij thotë se në këtë rast ka pasur shkelje të dispozitave ligjore dhe është marrë për bazë vetëm një provë.

Andaj, ndaj aktgjykimit të Apelit, avokati i të dënuarit Izet Hoti, i cili është në vuajte të dënimit, ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme.

Edhe Nxënësit protestë, reagim edhe nga komuna rreth rastit të ngacmimit seksual në gjimnazin në Malishevë Arbëri Nxënësit protestë, reagim edhe nga komuna rreth rastit të ngacmimit seksual në gjimnazin në Malishevë

Në Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Malishevës, thonë se pasi janë njoftuar me plotfuqishmërinë e vendimit të Gjykatës së Apelit, kryetari ka vendosur që ta largojë nga pozita e drejtorit të gjimnazit Izet Hotin.

Por, Blerim Thaçi - Drejtor i Arsimit në Komunën e Malishevës, shton se gjimnazi, edhe për një kohë, do të mbetet pa drejtor, ngase e kanë të pamundur që të shpallin këtë pozitë shkaku i pezullimit të Ligjit për shërbyesit civilë.