Procesi i zgjedhjeve të përgjithshme në universitetin “Ukshin Hoti” po kontestohet nga personeli akademik i këtij institucioni të lartë arsimor.
Shkas për këtë është bërë vendimi i Këshillit Drejtues të UPZ-së me anë të të cilit është lejuar zgjedhja e dekanëve të fakulteteve edhe me thirrjen akademike profesor asistent. Në anën tjetër dispozitat e Statutit të UPZ-së përcaktojnë se kandidatët për postin e dekanit dhe të prodekanit duhet të kenë së paku thirrjen e profesorit të asocuar, shkruan sot Koha Ditore.
Shkëlqim Millaku, profesor i asocuar në UPZ, ka vlerësuar se zgjedhjet e përgjithshme në këtë universitet po zhvillohen në mënyrë të kundërligjshme, si pasojë e vendimmarrjes së KD të UPZ.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Zvarritja e emërimit të rektorit nxitë pakënaqësi te një pjesë e stafit
-
Kontestohet ligjshmëria e vendimeve të Senatit të Universitetit të Prizrenit
-
Parlamenti Studentor e quan të porositur vendimin e Gjykatës për procesin e zgjedhjes së anëtarëve të KD-së
-
Rezulton proceduralisht i jashtëligjshëm konkursi i UP-së për staf akademik
-
Tri organizata studentore kërkojnë shpalljen e zgjedhjeve të përgjithshme në UP