Vlerësohet e rëndë situata aktuale, nga punonjës të caktuar në UP “Ukshin Hoti”, si pasojë e mungesës së rektorit të këtij institucioni. Duke folur në kushte anonimiteti një burim ka numëruar disa probleme, ku ndër të tjera ka theksuar se ky universitet po rrëshqet drejt kaosit.
Por nga ana tjetër përfaqësuesi nga Këshilli drejtues i UPZ-së ka theksuar se funksionimi i Universitetit është i plotë dhe se të gjitha shqetësimet e mundshme mund të adresohen në këtë organ, i cili pastaj kërkon dhe gjen zgjidhje për to, shkruan sot Koha Ditore.
Burimi i KD-së ka bërë të ditur se studentët nuk po mund ta paguajnë semestrin, pasi që Senati nuk është duke u mbledhur në mungesë të rektorit. Më tej, ai ka theksuar se studentët nuk po mund të pajisen as me vërtetime, pasi që sistemi nuk lejon dhënien e vërtetimeve pa i paguar semestrat. Po ashtu ka deklaruar se shkaku i moshapjes së sistemit, studentëve nuk u janë vënë notat për këtë afat.\Fisnik Minci.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore
-
Palët me akuza reciproke, Universiteti i Prizrenit në kolaps
-
Ismet Temaj caktohet ushtrues detyre i rektorit në UPZ “Ukshin Hoti”
-
Sindikata kërkon veprime nga institucionet për evitim anarkie në universitet
-
Sindikata e Universitetit “Ukshin Hoti” alarmon për anarki, paralajmëron grevë
-
UPZ-ja rrezikon krizën institucionale nëse nuk arrihet kompromisi në Këshillin Drejtues