Tash e tri ditë qytetarët e Kamenicës po përballen me ndërprerje të ujit për pije dhe nevoja tjera.
Për ta, qëndrimi kaq gjatë pa ujë, për të kryer shërbimet e nevojshme ditore, paraqet problem.
Në Komunën e Kamenicës thonë se ndërprerja e ujit është bërë shkaku i kontaminimit të rrjetit ujor, raporton KTV.
Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, thotë se komuna që ai udhëheq, problem kryesor ka furnizimin me ujë, për shkak të ndotjes së lumenjve.
Ai shton, se Qeveria e ardhshme do të duhet të ndërmarrë hapa për ndërtimin e kolektorëve në sistemin e shpërndarjes së ujit, në qytetin e Kamenicës, pasi që gjendja aktuale e furnizimit me ujë në këtë qytet, paraqet rrezik të vazhdueshëm për banorët.
E kryeshefi ekzekutiv i kompanisë rajonale të ujësjellësit “Hidromorava”, Muhamed Suliqi, thotë se ndërprerja e furnizimit me ujë, ka ardhur pas analizave të fundit që u janë bërë puseve të ujit nga ku furnizohet qyteti.
Edhe
Kontaminimi i lumit i lë pa ujë tash tri ditë banorët e Kamenicës
Suliqi, po ashtu, shton se analiza të ujit po bëhen edhe nëpër pjesë të tjera të qytetit, për të mos u paraqitur një problem tjetër i ngjashëm.
Komuna dhe “Hidromorava’’ udhëzojnë qytetarët që deri në sanimin e problemit, të mos e përdorin ujin për pije, edhe pse furnizimi me ujë pritet të bëhet gjatë së hënës.