Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Konkurs shpërblyes për storien më të mirë mbi varfërinë 2017

Ekipi i agjencive të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK), kanë shpallur konkursin për edicionin e dymbëdhjetë të Çmimit për storien më të mirë të gazetarisë mbi varfërinë në Kosovë.

Konkursi është i hapur për të gjithë gazetarët që janë banorë të Kosovës. Fituesit, autorë të storieve më të mira do të shpërblehen me nga një çmim prej 1.000,00 € (një mijë euro) për pesë kategoritë si në vijim:

A. Video-storia e shkurtër më e mirë

B. Dokumentari më i mirë televiziv

C. Audio-storia më e mirë

Edhe Thirrje gazetarëve për konkurrim me shkrime mbi varfërinë në Kosovë, fituesin e presin një mijë euro Arbëri Thirrje gazetarëve për konkurrim me shkrime mbi varfërinë në Kosovë, fituesin e presin një mijë euro

D. Storia e shkruar më e mirë

E. Fotografia më e mirë

Çmimi special për gazetari për amatorë (gazetari civile, bloger dhe amatorë të tjerë)

Për më shumë informata, kategoritë dhe kushtet për aplikim, ju lutem shihni termat e referencës që janë në dispozicion në formë elektronike në gjuhën shqipe në VEGZËN

Afati i fundit për aplikim është: 5 tetor 2017, në orën 17:00

Edhe AGK, thirrje për aplikim për çmimin për storien më të mirë për mjedisin Arbëri AGK, thirrje për aplikim për çmimin për storien më të mirë për mjedisin

Për të aplikuar shkarkoni formularin në gjuhën shqipe në VEGZË-n, plotësoni atë dhe dërgoni në adresën elektronike, të cilën e gjeni të termat e referencës.

http://unkt.org/en/call-application-journalism-poverty-prize-2017/