Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjfuca mëngjesin e sotëm ka pritur në takim deputetin e Parlamentit të Britanisë së Madhe, njëherësh të dërguarin e kryeministrit për tregti në Ballkan Perëndimor, Martin Vickers.
Vickers është shoqëruar nga ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott
Takimi Konjufca-Vickers është zhvilluar me dyer të mbyllura.
Në fillim të takimi mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje.
Osmani priti në takim deputetin britanik
Edhe
Konjufca priti në takim deputetin britanik
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të dërguarin e kryeministrit britanik për tregtinë për Ballkanin Perëndimor, deputetin Martin Vickers.
Në takim është diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, të cilat u vlerësuan të shkëlqyeshme me mundësinë e thellimit të mëtejme të tyre.
Presidentja Osmani ka vlerësuar ndihmën e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën, duke shfaqur shpresë për intensifikimin e saj.
Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka shfaqur gatishmërinë për rritjen e bashkëpunimit në sferën e ekonomisë dhe mbrojtjes. Sipas saj është mirë që lidhjet historike ndërmjet dy shteteve të zbërthehen në mundësi ekonomike.
Edhe
Osmani takon ambasadorin britanik: Gjuha kërcënuese s’ka vend në diskursin publik
Më tej, Presidentja i ka bërë të ditur deputetit Vickers se institucionet kosovare kanë bërë përparim në sundimin e ligjit dhe krijimin e mjedisit të përshtatshëm për investitorët e huaj.
Vickers është pritur në takim mëngjesin e kësaj të hëne edhe nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.