Drilon Gashi është shkarkuar të hënën nga pozita e këshilltarit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca.
Këtë e konfirmuan shkurtimisht Gashi dhe shefi i kabinetit të Konjufcës, Ilir Kërçeli.
“Po, është e vërtetë, më ka liruar shefi nga detyra”, i tha Gashi KOHËS.
Për Gashin është raportuar ditëve të fundit se e kishte rrahur bashkëshorten e tij vite me parë, për të cilën ishte dënuar nga gjykata me vërejtje gjyqësore.
Para kësaj pozite, Gashi ka qenë imam i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK).
Artikuj të ngjashëm
-
Konjufca e Mulhaxha-Kollçaku tërheqin kandidaturat për president
-
Konjufca viziton Selimin në Hagë
-
Konjufca: Ka qenë befasi për mua që u lirova tërësisht nga akuza
-
Jep dorëheqje kryetari i FC Prishtina
-
Dhunimi i 11-vjeçares, dorëhiqet drejtori i Drejtoratit për Trajtimin e të burgosurve dhe të miturve