Më 26 shkurt, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka liruar kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, nga akuza për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës në mbledhjen e kryesisë më 18 gusht 2016.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka quajtur befasues këtë vendim të gjykatës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi të premten ka thënë ka pritur që të dënohej me kusht ose me gjobë.
“Ky është një proces që është zvarritur se tepërmi. Nuk ka qenë proces gjyqësor me standarde të njëjta. Ka ndodhur dënime me kushte e me gjoba. Në momentin që nuk është vendosur përmes një kriteri të njëjtë unë mendoj që qysh në atë kohë gjykata i ka ndrru standardet dhe p-astaj as unë vetë nuk e kam ditë cfarë dënimi do të më presë. Por, që lirohem krejt ka qenë befasi edhe për mua. Kam pritur që të jetë dënim ose me kusht ose me gjobë. Nuk do ta kisha problem që të jem i dënuar”, ka thënë Konjufca.