Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur të martën në takim përfaqësues nga Komisioni i Venecias në përbërje Dan Meridor, James Hamilton dhe Michael Janssen, si dhe zëvendës shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, Tankut Soykan.
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se Konjufca i informoi të pranishmit në lidhje me agjendën e legjislativit dhe objektivat që pritet të realizohen gjatë këtij mandati, duke pasur si prioritet për nga rëndësia edhe Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Ai theksoi se Kuvendi, si organi më i lartë legjislativ i vendit, ka rol shumë të rëndësishëm në miratimin e kornizës ligjore dhe kontrollin e zbatimit të legjislacionit në fuqi.
Kreu i Kuvendit falënderoi Komisionin e Venecias për bashkëpunimin me Republikën e Kosovës dhe vlerësoi rolin e këtij Komisioni në ofrimin e opinioneve dhe rekomandimeve në lidhje me çështjet ligjore që trajtohen në institucionet e Kosovës.
-
Konjufca e dërgon Projektligjin për Këshillin Prokurorial në Komisionin e Venecias
-
Dërgohen në Komision të Venecias amendamentet e Projektligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme
-
Konjufca pret sot në takim Von Cramonin
-
Viola von Cramon nesër takohet me Konjufcën
-
Nis takimi i Konjufcës me subjektet politike