Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i ka dërguar në Komision të Venecias amendamentet e Projektligjit për Byron Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shkruar në Facebook të shtunën se Komisionit të Venecias do t’i kërkohet t’i verifikojë amendamentet dhe të shohë nëse janë adresuar rekomandimet e tyre lidhur me Projektligjin.
“Pas përfundimit të punës së Grupit Punues në Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, pas dakordimit të përbashkët, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, dje i është drejtuar sërish Komisionit të Venecias, me kërkesën për verifikimin e amendamenteve, nëse janë adresuar të gjitha rekomandimet e tyre lidhur me këtë Projektligj. Falënderojmë secilin anëtar të Grupit Punues për përkushtimin dhe punën në këtë nismë të rëndësishme, me qëllim të luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit”, ka shkruar Haxhiu.
-
Konjufca e dërgon Projektligjin për Këshillin Prokurorial në Komisionin e Venecias
-
Komisioni i Venecias miraton ndryshimet në projektligjin për byronë për konfiskimin e pasurisë
-
Haxhiu: Nuk e tërheqim nga Kuvendi Byronë për Verifikim e Konfiskim të Pasurisë
-
Komisioni i Venecias publikon opinionin – numëron mangësitë në draftligjin e Byrosë për Konfiskim
-
Konjufca priti në takim përfaqësues nga Komisioni i Venecias