Skemë mashtrimi e lojë të pushtetit e ka cilësuar shefi i deputetëve të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, pas takimit rreth dy orësh që deputetët e kësaj partie kanë mbajtur në zyrën e vet në Kuvendin e Kosovës.
“E patëm një nguti të pashpjegueshme e cila ka ardhur prej presidentit Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj, që erdhi si nismë ligjore. Kinse buronte nga nënshkrimet e Shoqatave të Veteranëve të UÇK-së, por neve na erdhi me një aneks propozim Ligji, ligji më i shkurtër që e kam parë ndonjëherë e që i kishte vetëm dy fjali. E para thoshte: Shfuqizohet Gjykata Speciale dhe e dyta: Ligji hyn në fuqi menjëherë”, ka thënë Konjufca.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor kjo ishte skemë mashtrimi.
“Deputetët që e kanë nënshkruar nuk e kanë ditur që do të jetë ashtu. Ka dalë të jetë skemë mashtruese. Ne mendojmë se kjo ka qenë lojë e pushtetit për të na futur në tema të paqena”, ka thënë Konjufca, përcjell Koha.net.
Ai ka thënë se Vetëvendosje nuk ka ndryshuar qëndrim.
“Ne kemi qenë gjithmonë kundër Gjykatës Speciale. Kemi qenë konsistencë në këtë qëndrim. Ju kujtoj se edhe pse u pat rrëzuar njëherë ka qenë presioni i jashtëzakonshëm i asaj kohe zëvendëskryeministrit dhe kryetarit i PDK-së, Hashim Thaçi, që të miratohet kjo gjykatë. Vetëvendosje nuk e ka ndryshuar qëndrimin saj, nuk është pjesë e asnjë grupi, nuk i shkon askujt pas. Lëvizja Vetëvendosje është kundër Gjykatës Speciale, por për atë se si duhet të rrëzohet ajo mund të diskutohet. Nuk shfuqizohet Specialja pa ndryshuar amandamenti kushtetues”, ka thënë Konjufca.
I pyetur se pse ai si shef i GP të VV-së, dhe Aida Dërguti si nënkryetare e Kuvendit nga radhët e VV-së nuk shkuan në mbledhjen e Kryesisë, ai tha se “na u duk nguti e pashpjegueshme, se si përnjëherë alarmohet shteti pa nevojë”.
“Do të ishte mirë të na tregonin se i kujt është ky siklet, mos është vetëm i ndonjë personi?. Le të na shpjegojnë pse u dashtë sonte të ndryshohet e jo pas dy dite ta zëmë”, ka thënë Konjufca.