Ministri i Jashtëm dhe Diasporës, Glauk Konjufca, po marrë pjesë në konferencën e nivelit të lartë në Selanik lidhur me perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor “Nga Selaniku në Zagreb”. Në këtë konferencë po marrin pjesë ministra të jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor në prani të presidencës kroate të BE-së, Shërbimit të jashtëm të BE-së dhe përfaqësuesve të Komisionit Evropian.
Konjufca përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare Facebook, ka thënë se në fjalimin që ka mbajtur ka kërkuar vendimin pozitiv për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Artikuj të ngjashëm