Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Konjufca fajëson Nismën: Ishte e pasinqertë, kalkuloi me numra

​Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka fajësuar NISMA-n për dështimin e seancës të thirrur nga opozita, në mungesë kuorumi.

Sipas tij, NISMA kur deklaroi se nëse nuk i ka opozita 58 vota ne nuk hyjmë në seancë, e bëri me kalkulime, ngaqë e dinte se Faton Topalli është jashtë vendit, transmeton KP.

“NISMA nuk ka qenë e sinqertë sonte, kur je i sinqertë dhe e ke për interes të Kosovës i bie të gjithë deputetët këtu, e jo të kalkulosh me numra e të shikosh sa i ka opozita”, tha ai.

Ai tha se deputetët i numëron me vota, ndërsa Teuta Rugovën e quan deputete të pushtetit.