Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Konjufca dhe Cakaj: Koalicioni i partive shqiptare, thelbësor për të drejtat politike të shqiptarëve në Luginë

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca dhe homologu i tij nga Shqipëria, Gent Cakaj, janë vënë në mbështetje, përmes një deklarate të përbashkët, të krijimit të një koalicioni të partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës.

Dy kryediplomatët e kanë vënë theksin tek rëndësia e këtij koalicioni, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme në Serbi, që mbahen më 26 prill.

“Ky koalicion është thelbësor për ngritjen e frymës kombëtare dhe ruajtjen e të drejtave politike të shqiptarëve në Luginë. Ndaj, ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për ta mbështetur projektin e Luginës së Bashkuar deri në fund!”, shkruan në deklaratën e përbashkët, të postuar në llogarinë zyrtare të ministrit Konjufca në “Facebook”.