Në tri markete të mëdha janë konfismuar sasi të djathit. Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, bashkë me inspektorët e tregut, kanë inspektuar disa biznes për të parë nga afër se sa po respektohen vendimet për ndarjen e produkteve me përmbajtje shtazore dhe atyre me përmbajtje bimore.
“Jemi këtu bashkë me inspektorët e tregut për të parë nga afër se sa po zbatohet vendimi ynë sa i përket ndarjes fizike të produkteve bimore me ato shtazore. Ne vizituam tri markete të mëdha, dhe në secilin market kemi hasur parregullsi, kurse sa i përket ndarjeve fizike askund nuk ishin bërë ndarjet e produkteve siç kemi kërkuar”, deklaroi Krasniqi, raporton MTI-ja.
Krasniqi ka thënë se gjatë këtyre inspektimeve janë gjetur mashtrime në deklaracionin e produktit, me ç’rast edhe janë marrë masa ndaj marketeve.
“Kemi gjetur produkte me përshkrimin djathë, e që në fakt përmbajtja e tyre është bimore. Dhe në këtë rast, inspektorët kanë obliguar marketet që t’i largojnë këto produkte të cilat janë të vendosura në mënyrë mashtruese”, ka thënë Krasniqi.

-
MTI-ja konstaton mashtrimin me sasi në dy lloje të djathit të prodhuara në Maqedoni
-
Krasniqi nis inspektimin e marketeve, kërkon zbatimin e masave kundër COVID-19
-
Ministri i MTI-së viziton një pikë të derivateve, matet sasia, verifikohet cilësia
-
Shehu për vendimet e Ministrisë së Bujqësisë: Nuk guxon të quhet djathë nëse nuk ka përmbajtje 100% qumësht
-
Dogana njofton për rastet e kontrabandës në pikat kufitare gjatë tetorit, u zunë edhe narkotikë