Varianti Delta i koronavirusit është konfirmuar edhe në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka thënë se janë konfirmuar raste me variantin Delta në mostrat që ishin dërguar për analizë në Institutin e Virologjisë – Charite në Berlin, raporton Top Channel.
Top Channel kishte paralajmëruar 10 ditë më parë se disa persona që kishin ardhur nga Anglia kanë rezultuar pozitivë me variantin Delta.
Besohet se qarkullimi i këtij varianti ka ndikuar edhe me rritjen e rasteve me koronavirus në Shqipëri.
Artikuj të ngjashëm
-
21 raste me variantin Delta në Shqipëri
-
48 raste pozitive me koronavirus të dielën në Shqipëri
-
Konfirmohen dy rastet e para të Omicronit në Shqipëri
-
Konfirmohen 12 raste me variantin Delta Plus, MSH-ja paralajmëron përhapje të shpejtë
-
Gjashtë raste të variantit të ri të koronavirusit identifikohen në Greqi