Menjëherë pas mbajtjes së paradës së parë për mbështetjen e grupit LGBT, shumë qytetarë kishin reaguar përmes rrjeteve sociale, duke treguar haptas mospranimin e këtij komuniteti në shoqëri.
Për këtë arsye, në Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë dhe Transfobisë, Lendi Mustafa ka vendosur në një ekspozitë disa nga komentet, me të cilat i janë drejtuar persona të ndryshëm, menjëherë pas daljes së tij në mënyrë publike, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE të njëjtat ofendime thotë se nuk mungojnë as në rrugë.
Ai tregon se për këtë ishte paragjykuar edhe në institucione arsimore e kjo e ka shtyrë që të mos konkurrojë për punë në disa vende.
Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostollova, tha se ligjet në Kosovë janë të mira, por mbetet sfidë implementimi i tyre.
“Bashkimi Evropian, të cilin unë po e përfaqësoj këtu, e rikonfirmon mbështetjen e tij të plotë për luftën kundër kësaj forme diskriminimi, e cila është e bazuar në urrejtje, në baza të orientimit seksual dhe identitetin gjinor. Ne do të promovojmë dhe mbështesim aktivisht organizatat e komunitetit LGBTI në Kosovë”, ka thënë ajo.
Ndërsa ambasadori i SHBA-së, Greg Delawie, ka thënë se do ta mbështesin këtë kategori, e cila është e margjinalizuar në Kosovë.
“Fuqimisht e mbështesim hetimin dhe ndjekjen penale të kryerësve të këtij lloj ngacmimi dhe dhune. Kosova ka përparuar shumë sa i përket kësaj çështjeje brenda një periudhe të shkurtër kohore. I përgëzoj të gjithë ata që kanë punuar me ngulm për t’i tejkaluar paragjykimet dhe për t’i ndryshuar mendimet. Mos hiqni dorë, ta dini që SHBA-ja është këtu për t’ju mbështetur në çdo hap gjatë këtij rrugëtimi”, ka thënë Delawie.
Në përkrahje të kësaj kategorie ka dalë edhe ambasadori i Suedisë, Henrik Nilsson, i cili tha se përmirësimi i gjendjes së tyre është shumë i rëndësishëm për rrugën e Kosovës drejt BE-së.
Në paradën e mbajtur në tetor të 2017-ës morën pjesë rreth 500 qytetarë.